Gjorgjiev: Dygjuhësia nuk do të kalojë në seancën e qeverisë

Zëdhënësi i qeverisë Aleksandër Gjorgjiev, ka mohuar kategorikisht idenë e Zaevit për dygjuhësi. Sipas tij propozimi nuk do të kalojë në një seancë të qeverisë me përbërje të këtillë.

I Pyetur se cili është pozicioni i qeverisë lidhur me propozimin e LSDM-së për të futur dygjuhësinë në të gjithë territorin e Maqedonisë, Gjorgjiev tha se qeveria nuk ka diskutuar nismën e re të LSDM-së.

“Por, duke marrë parasysh pozicionin e partisë politike të VMRO-DPMNE-së, e cila është kryesore, mbështetëse, parti e rëndësishme në koalicionin qeveritar, propozimin të cilin e ka theksuar LSDM për dygjuhësi nuk do të kalojë në një seancë të qeverisë me përbërje të këtillë”, tha zëdhënësi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu