Në ditët e sotme, gratë tregojnë kujdesin e duhur për shëndetin e tyre dhe përpiqen të ndjekin një plan të shëndetshëm diete si dhe një jetesë aktive. Kjo përfshin konsumin e të gjithë përbërësit e nevojshme, në mënyrë që të parandalojnë problemet e rënda shëndetësore, shkruan shendeti.com.al.
Vitaminat janë disa përbërës natyralë prezentë në pothuaj të gjitha ushqimet. Ndonëse në sasira të vogla ato janë thelbësore për të gjitha funksionet e organizmit përfshi rigjenerimin e indeve dhe në mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut.
Një shkencëtar polak i quajtur Casimir Funk (1884-1967) përdori për herë të parë termin “Vitamin” pas zbulimit nga ana e tij të disa përbërësve thelbësorë në ushqime që janë themelore në mirëmbajtjen e shëndetit .Fjala vitamin vjen nga fjala latine “Vita”(jetë) dhe termi biokimik amine(përbëresit nitrogjenikë ). Këto janë disa nga vitaminat që çdo grua duhet të konsumojë për shëndet të mirë.
Vitamina C: ofron përfitime të shumta shëndetësore dhe rrit imunitetin. Ajo përshpejton procesin e shërimit, ul rrezikun e kancerit, dëmtimin e indeve, dhe kuron problemet kardiovaskulare, dhe mbështet rrigjenerimin e indeve.
Disa ushqime të larta në vitaminë C: domate, patate, portokall, brokoli, kivi, qitro, speca, luleshtrydhe dhe lakër.
Vitamina B7 ose biotin: është e nevojshme për rritjen e qelizave. Ajo rigjeneron lëkurën, stimulon rritjen e flokëve dhe trajton thonjtë e brishtë.
Rregullon kolesterolin dhe është thelbësore për rritjen e kockave. Në disa raste të rralla, njerëzit vuajnë nga mungesa e saj, e cila çon në depresion, anemi, skuqje, flokë të brishtë, funksionim të parregullt të zemrës, dhe letargji.
Kjo vitaminë gjendet në: karrota, thjerrëza, djathë, arra, vezë, peshk, speca, patate e ëmbël, bollgur, bajame, banane, pjepër, fruta të verdha, oriz kaf, perime me gjethe jeshile, sojë, qumësht dhe kos.
Vitamina E: kjo vitaminë ka veti të fuqishme anti-plakje dhe parandalon dëmtimin e qelizave duke ulur njëkohësisht shpejtësinë e ndryshimeve të lidhura me moshën në trup. Ajo gjithashtu parandalon disa lloje të kancerit, humbjen e kujtesës dhe sëmundjet e zemrës. Kjo vitaminë është jetike për flokët dhe lëkurën, kështu që është e përfshirë shpesh në produktet për lëkurën dhe produktet e kujdesit të flokëve. Ajo gjendet në ushqime si gjalpë, vaj misri, spinaq, grurë, lajthi, bajame, margarinë, vaj misri, dhe farat e lulediellit.
Vitamina A: kjo vitaminë vepron si antioksidant, dhe ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e lëkurës, kockave, dhëmbëve, indeve të buta, dhe mukozës. Vitamina A ul rrezikun e sëmundjeve kronike, rrit imunitetin, ngadalëson plakjen dhe përmirëson vizionin.
Ushqime të pasura me këtë vitaminë përfshijnë: qumësht, papaja, lakër jeshile, shalqi, karrota, vezë, pjeshkë, pjepër, spinaq, kajsi, kungull, domate, gujava, brokoli, papaja, speca të kuq dhe drithëra të fortifikuara.
Vitamina K: mban koagulimin e gjakut normal, forcon kockat, dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Është me rëndësi të madhe për stimulimin e energjisë dhe funksionin normal të sistemit imunitar. Ajo mund të konsumohet nëpërmjet vajit të peshkut, produkteve ushqimore të grurit, vajit të sojës dhe perimeve me gjethe jeshile.