Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë nuk shpejton për t’u deklaruar rreth Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Në seancën e parë paspushimeve verore që duhet të mbahet më 28 shtator, nuk do të diskutohet për këtë çështje.
Nismën që problematizon kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e PSP-së e ka ngritur kryteari i Kongresit Botëror Maqedonas (KBM), Todor Petrov në tetorin e vitit të kaluar.
Përndryshe, shqyrtimi i PSP-së në Kushtetuese ka qenë edhe njëra nga kërkesat e opozitës maqedonase dhe e ”Revolucionit Laraman”. Nëse ndodhe që Kushtetuesja ta shfuqizojë PSP-në, atëherë partitë politike do të duhet që ta formojnë përsëri.
Ndër tjeras, Gjykata Kushtetuese do të diskutojë për kryqin gjigant në komunën e Butelit, vendim që kontestohet nga kryetari i Strugës, Ziadin Sela, me arsyetimin se vendimi ka shkelur parimin e Badenterit. Vendosja e kryqit shkaktoi përplasje në këtë komunë, ku protagonistë ishin aktivistë të BDI-së.