Sherri në diskotekë, shqiptari qëllohet me armë zjarri

Pas një sherri që ka degjeneruar edhe në përdorimin e armëve në Itali, është plagosur rëndë një shtetas shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është qëlluar me armë zjarri pas një sherri me një grup tjetër të rinjsh. Ndërkohë mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë një diskoteke në Napoli, por duket se sherri ka nisur që brenda.
Policia vendase ka deklaruar se shqiptari është ka nisur debatin me një italian në diskotekë, dhe më pas sherri ka degjeneruar në dhunë. Mediat italiane thonë se shqiptari është plagosur rëndë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Ai është 38 vjeç, por emri nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim tre persona për plagosjen, e cila po konsiderohet si vrasje në tentativë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu