Siç ka shkruar gazeta “Dy plus 1” (Shkup, 29 mars 2016, faqe 3), Ali Ahmeti duke folur para studentëve në Qendrën Informative Kulturore në Shkup ka thënë se “është akuzuar gati në 7 gjykata” (Manastir, Shkup, Kërçovë, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj), duke saktësuar kështu: “sa herë që dënoheshin grupet, këtu i akuzuari isha unë”.
Kjo do të thotë, supozojmë, ai vazhdimisht ka qenë “i akuzuar”, ndërkohë që nga gjykata të tjerë kanë dalë – të dënuar, që lë të kuptosh se “i akuzuari” ka qenë veç në rolin e treguesit, denoncuesit, të tradhtarit.
Sipas librit “I vërteti”, të autorit Bedri Islami, në LPK ai në tri raste është caktuar udhëheqës i komisioneve të brendshme për të sqaruar vdekjen (vrasjen) e shokëve, por në asnjërin prej tyre nuk e ka çuar punën deri në fund, pra të zbardhte vdekjen e tyre. Pas Pavarësisë, këtë s’e ka kërkuar as nga pushteti gjyqësor i Republikës së Kosovës…