Mobilizohet BESA me ‘armatën’ e profesionistëve për zgjedhjet

“Sot në ambientet e zyrës së Lëvizjes BESA në Tetovë u organizua një trajnim me drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e departamenteve. Arsyeja e këtij takimi ishte koordinimi më i mirë i tyre për fushatën zgjedhore dhe propagandimin e ofertës programore zgjedhore të BESËS.

Në fillim të pranishëmve iu drejtua kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami, i cili u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, foli shkurtimisht për zhvillimet politike dhe për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, ndërsa në fund i dëshiroi punë të mbarë sesionit trajnues.

Pastaj nga një prezantim kishin nënkryetari i BESËS, Zeqirija Ibrahimi, dhe eksperti i decentralizimit, Bekim Imeri – Bina.
Në fund u realizuar një workshop, me ç’rast u inkuadruan të gjithë pjesëmarrësit në trajnim”, – thuhet në njoftimin e BESËS në FB.

14374628_10209843365618144_364664478_o 14374773_10209843368898226_741133625_o 14394016_10209843366178158_1556197588_o


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu