Krahu hidhja-futja i BDI-së e prishi partinë

Tërë kohën flitej për dallime brenda në BDI, jo krahu i luftës jo ai intelektual, në fakt u pa se tërë kohës aty ka vendosur krahu hidhja-futja! Tani BDI është si një veturë që nuk riparohet ose që vlera e ndreqjes së saj kushton më shumë se vlera e tërësishme e asaj veture. Zakonisht mënyra e vetme të nxerrjes diçka në kësi rasti është shitja e pjesëve funkcionale. Të interesuarit mund të konsulltohen me njohësit e rethanave dhe mjeshtër dhe nëse ka diçka që mund të merret prej aty të shfrytëzohet në akcione dhe organizime tjera politike. Motori jo, këtë e di edhe unë, ai gjatë kohë ka funkcionuar me hidhja-futja dhe nuk vlenë gjë!

Andaj vota eventuale për BDI-në është votë për mbijetimin politik të krahut hidhja-futja dhe s’është votë as për partinë!
Kjo votë më nuk mund të arsyetohet as me besnikëri ndaj partisë si përfaqësues politik i shqiptarëve në Maqedoni pasi ka shumë kohë që ka humbur epitetin politik pasi nuk bën politikë të veten por është vetëm përçues i politikave të ortakut të vet qeverisës.

Njashtu ka humbur shumë nga epiteti parti pasi përkundër shumë shkundjeve dhe dështimeve nuk ka bërë asnjë ndryshim brenda partisë. Ministrat e ri të përkohshëm ishin vetëm për shkurt, për në ekzekutiv e jo edhe në parti, dhe si solucion për mbrojtjen e njerëzve të njëjtë të partisë për një dekadë të tërë. Aty ku sillen të njëjtit persona, klane dhe familje pavarësisht ndryshimit të rrethanave dhe kontekstit. Ashtu në atë grupim nuk kishte aspak prurje të reja ndonëse gjatë kaq viteve kishte shumë largime. Dhe as që pritet të ju bashkangjitet më dikush pasi të fundit që shkuan aty nga shoqëria shqiptare përfunduan njëri nga Zgjohu i sharë si “kali i Shemos” e tjetri nga Realiteti bile edhe me akuzë për “politikë” me plumba në zarf.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu