Plani i puçit në Maqedoni, ashtu si edhe në Turqi nuk pati sukses, pasi që populli e kundërshtoi këtë gjë. Para së gjithash për shkak të interesit të saj. Nuk po dëshiron përplasje, varfëri dhe korrupsion të cilat te LSDM-ja janë pjesë e karakterit, shkroi gazetari Dragan Pavllovic Llatas në shkrimin e tij të fundit.
“Huqja dhe liderizmi i puçistëve: oligarku kromogjen si Zaevi dhe zëvendësja kromogjene si Shekerinska nuk janë të pranueshëm as për komshinj e jo më për lider.
Kur ata me muaj paralajmërojnë se si duhet bërë PSP, kush duhet hetuar, dhe kush duhet gjykuar, ndërsa ata janë të lirë me krimet e tyre, ndërsa PSP po plotëson dëshirat e tyre, cili njeri normal do të besoje se PSP është institucion e jo degë lokale e oligarkut të Strumicës.”, shkroi ndërmjet tjerash Llatas.