Raporti i Prokurorisë Speciale ka arritur në Kuvend dhe në Këshillin e Prokurorëve Publik, por ende nuk është vendosur në rend dite.
Prokurorja Speciale Katica Janeva ka paralajmëruar se në periudhën prej 19 deri 30 shtator është e gatshme të prezantoj raportin para deputetëve dhe para Këshillit të prokurorëve publik, para të cilëve sipas ligjit duhet të dorëzoj raportet për punën.
Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Petar Anevski për Akademik ka konfirmuar se raporti i PSP-së ka arritur në Këshillin. Ai ka thënë se pas konsultimit me anëtarët raporti do të vendoset në rend dite në seancë, ndërsa në atë seancë do të ftohet edhe Prokurorja Speciale Katica Janeva.