130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë rrezikojnë që të mbesin jashtë. Policia i kishte dhëne vetëm 10 minuta kohe, qe banoret te lëshojnë banesat ku ata kishin jetuar për 15 vite radhazi.
Tanimë te gjithë banoret kane mbetur jashtë banesave te tyre dhe policia ka rrethuar gjithë oborrin para ndërtesës. Ata nuk po e lejojnë askënd te hyjnë ne këtë objekt.
Gjendja është shume e tensionuar dhe banoret kane treguar qe ne asnjë forme nuk do te lejojnë te dëbohen nga këto banesa.