Gazetari kontarvers maqedonas, Vasko Eftov konsideron se shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të votojnë për partinë maqedonase në opozitë, LSDM.
“Të thella janë ndarjet në Maqedoni, jo në atë meinstrem, jo në atë pjesën intelektuale, atje madje mund të gjenden edhe disa pika që i bashkojnë shqiptarët dhe maqedonasit, por te ajo popullatë ku mendimet e tyre civilizuese, kulturore, politike dhe ekonomike në mënyrë dramatike i kanë të ndara. Si uji dhe vaji, kjo gjë nuk përzihet, këtë mund ta provoni ta përzieni, por do ta keni të vështirë. Nuk pres që shqiptarët në mënyrë masive të votojnë për LSDM-në”, ka deklarouar gazetari Eftov.