Një polic dhe shtatë banorë të lënduar nga aksioni në lagjen “Dardania”

Nga aksioni i sotëm i policisë në lagjen Dardania për largimin e 130 familjeve nga banesat e tyre, kanë mbetur të lënduar shtatë qytetarë dhe një polic.

Sipas burimeve të Indeksonline, lëndimet nuk janë të rënda, por megjithatë atyre iu është dashur të marrin ndihmë për shkak të gazit që është përdor ndaj tyre.

Pas pak pritet që mjeku të dal para mediave dhe të jap informata më të hollësishme për gjendjen e pacientëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu