Në afërsi të fshatit Gajre të Dibrës është hapur fabrika për prodhimin e ujit të pijshëm të ambalazhuar “Maya” të kompanisë kroate Mali Loshinj. Investimi fillestar ishte 300.000 euro, ndërsa 7,7 milionë eurot e vlerësuara arritën në 14 milionë euro për 3,5 vjet, aq sa zgjati procesi i realizimit, raporton agjencia maqedonase e lajmeve MIA.
Fabrika është locuar pranë rrugës rajonale Ura e Boshkos – Burimi, pesë kilometra para fshatit të pastër ekologjik Gajre, ku ndodhet koncesioni.
Numri momental prej 25 të punësuar, sipas paralajmërimeve të investitorit, duhet të rritet për një kohë shumë të shkurtër, ndërsa prodhimi ditor i ujit të ambalazhuar mund të arrijë deri në 200.000 litra për një turn prej tetë orësh.
“Ceremonia e sotme është rezultat përfundimtar i të gjitha përcaktimeve dhe politikave tona dhe ky investim është i një rëndësie të madhe jo vetëm për Gajren dhe Dibrën, por për të gjithë rajonin perëndimor drejt zhvillimit ekonomik të balancuar dhe të qëndrueshëm”, theksoi ministri i Ekonomisë i Maqedonisë Driton Kuçi.
Në emër të kompanisë Mali Losinj para të pranishmive foli, Kujtim Deari.
“Investimin që sapo filluam nga themelet para rreth tre vjetësh, sot, falë dy investitorëve nga Republika e Kroacisë, Dashmir Abdi dhe Branimir Kojiq, kjo fabrikë mori karakterin e një objekti më modern, më bashkëkohor dhe teknologjikisht më të pasur në Maqedoni dhe në rajon”, theksoi Deari.
Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, ishte decid se asnjë investitor as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë probleme administrative në Dibër. “Të gjithë janë të mirëpritur dhe të gjithë jemi në dispozicionin”, nënvizoi Lata.
Në mesin e shumë të ftuarve në inaugurimin e fabrikës “Maya” ishin Ambasadorja e Republikës së Kroacisë, Danijela Barishiq, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si dhe disa ministra dhe përfaqësues të jetës politike dhe të biznesit.