Rusia kërcënon se do të mbylli edhe Facebook-un

Ndërsa Rusia përpiqet të bllokojë qasjen në aplikacionit Telegrami, një tjetër verison po qarkullon mbi mbylljen edhe të rrjetit social më popullor Facebook.

Në intervistën me gazetën Izvestia, kreu i Entit Rregullator në Rusi tha se Facebook është vënë në inspektim.

Alexander Zharov tha se do të ruhen të dhënat për qytetarët rusë, e nëse do të vërtetohen shkelje atëherë Facebook do të mbyllët.

Zharov tha se nën inspektim nuk është vetëm Facebook, por edhe aplikacioni Telegram, Amazon dhe Google.

Enti Rregullator po kërcënon dy gjigantët e teknologjisë nëse vazhdojnë të ofrojnë shërbime për Telegram.

Kompania që drejtohet nga rusi Pavel Durov ka hyrë në luftë me Kremlinin. Ai tha se vende si Rusia përdorin ndikimin e tyre në sektorin e IT për të shkelur të drejtat e njeriut dhe për të fituar para.

Telegram lejon 200 milionë përdoruesit e saj globalë, duke përfshirë zyrtarët e lartë të qeverisë ruse, për të komunikuar përmes mesazheve të koduara të cilat nuk mund të lexohen nga palët e treta. /Tesheshi.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu