Makina e vitit, për herë të parë zgjidhet kjo markë

Si asnjëherë më parë një fuoristradë e prodhuar nga Volvo është cilësuar si makina më e mirë e vitit. Kjo është arritur falë suksesit të modelit XC40, pasardhëse e XC90 dhe XC60.

Modeli i parë i bazuar në arkitekturën e re kompakte modulare CMA, e pajisur me sistemet më të avancuara të sigurisë dhe mbrojtjes së pasagjerëve, me pajisje për të lehtësuar udhëtimin dhe me një dizajn të brendshëm të mirë-ideuar, veçanërisht funksional në shfrytëzimin e hapësirave.

Jo më kot ishte Volvo XC40 që fitonte, për herë të parë në historinë e prodhuesit suedez të makinave, titullin prestigjioz evropian të “Automjetit të Vitit” për 2018-ën.

Një dëshmi e interesit të madh për këtë model janë edhe të dhënat e para për porositë, që vijnë nga e gjithë Europa dhe SHBA, që i kanë kaluar 20 mijë kërkesat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu