U zvogëlua numri i nxënësve të shkollave të mesme në Shkup, për 2000, duhet të pengojmë shprënguljet!

Deklaratë për mediat, Damjan Mançevski, koordinatori i grupit këshillor të LSDM dhe i partnerëve të koalicionit në qytetin e Shkupit,

Shkup, 19.09.2016

 

Të nderuar,

Brenda këtij viti 2016/2017, shkollat e mesme të Shkupit mbetën më të zbrazët për 2.000 nxënës.

Çdo vit shkollor ulet numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme.

Për shembull, në vitin shkollor 2007/2008 në shkollat e mesme të Shkupit janë regjistruar 6.471 nxënës.

Sot ky numër është 4.804 nxënës të shkollave të mesme.

Kjo tendencë e uljes së numrit të nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme, fatkeqësisht, nuk është karakteristika vetëm e qytetit të Shkupit, kjo ndodh në tërë shtetin.

Politikat e dëmshme të Nikolla Gruevskit i detyruan të rrinjtë që ta largohen nga Maqedonia.
Të rrinjtë nuk duan të jetojnë si skllavë të familjes në pushtet.

Të gjithë ne, këto gjenerata sot e kemi përgjegjësinë historike që ta ndërprejmë trendin e shprënguljeve, të ndarjes së fëmijëve nga prindërit, të derdhjes së njerëzve të rrinj dhe inteligjentë, në vendet e huaja.

Do të sigurojmë një standard i jetesës i cili do të sigurojë familjeve të mundësojnë edukim fëmijëve të tyre në Maqedoni.

Do të sigurojmë kushte të rrinjve për të filluar biznes të vet.

Do të sigurojmë një garanci rinore e cila të gjithë atyre që do të  përfundojnë me edukimin, u garantohet vend pune, praksë ose kualifikime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu