MPJ reagon ndaj Serbisë për mos-vendosjen e flamurit të Kosovës nëpër panaire

Ministria e Jashtme me anë të një komunikate ka kritikuar shtetin e Serbisë në lidhje me lojën me simbolet shtetërore në panairet e ndryshme ekonomike.
Ky reagim erdhi pas lajmeve se Serbia nuk lejon flamujt e Kosovës në panaire, kurse në shtetin kosovare marrin pjesë mbi 70 biznese serbe.

Në njoftim thuhet se hiperbolizimet me simbole nuk i shërbejnë bashkëpunimit rajonal.

“MPJ, ri-kujton fqinjin tonë verior, se shteti i ri i Republikës së Kosovës, i cili tashmë është njohur pothuajse nga dy të tretat e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe që është anëtarë i plotë dhe me të drejta të barabarta në më shumë se 60 Organizata Rajonale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, lindi si rezultat i shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe themeli i ndërtimit të tij është parimi qytetarë dhe karakteri shumë-etnik, që tashmë pranohet edhe nga vet komuniteti serb në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo është komunikata e plotë:

Në frymën e Marrëveshjes së Trieshtes të korrikut 2017, të pranimit në parim të Zonës Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor, sipas së cilës synohet zhvillimi i rajonit, njëkohësisht është miratuar Plani i Veprimit Shumëvjeçarë, i cili synon të mundësojë rrjedhjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe të fuqisë punëtore me kualifikim të lartë; duke e bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti; duke përshpejtuar përafrimin me BE-në dhe duke sjellë kështu prosperitet për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë frymë organizohen panairet për promovimin e mallërave të prodhuesëve rajonal në të gjitha panairet, si në Kosovë, në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë.

Hiperbolizimet e natyrës politike përmes simboleve shtetërore apo nacionale nuk i shërben bashkëpuniit rajonal, për më tepër, janë tentime për të treguar supremacinë inegzistente apo protagonizmin tipik të pa bazë edhe në lëminë e ekonomisë, të lëvizjes së kapitalit dhe mallërave, etj.

Duke qenë se në vazhdimësi kemi tendenca të tilla edhe në këso lloj ngjarjesh, insistojmë që edhe në panaire të përdoren formulat e përfaqësimit si në organizimet e takimeve të larta të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu