Shqiptarët vazhdojnë ta kritikojnë përfaqësimin jo të barabartë në ministritë qeveritare dhe ndërmarrjet publike, vlerësohet në raportin e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2017 për Republikën e Maqedonisë, në pjesën e minoriteteve.
“Janë vlerësuar vërejtje për pranim në Akademinë Policore. Shqiptarët pohojnë se qeveria e ka disenjuar procesin e testimit në akademi që në mënyrë të padrejtë ta mohojë qasjen deri te grupet minoritare”, thuhet në raport. Përfaqësimi i shqiptarëve dhe minoriteteve të tjera në administratën civile në Ministrinë e Mbrojtjes mbeti në nivel të ulët. Disa njësite elitare të policisë dhe ushtria nuk kanë kurrfarë përfaqësimi të minoriteteve etnike.
Romët kanë denoncuar diskriminim shoqëror gjerësisht i përhapur. Turqit janë ankuar për diskriminim, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.