Elokuenca e Janevës do të vlerësohet në gjykatë

Katica Janeva nuk është orator dhe nuk duhet që të jetë. E as që pritet kjo gjë prej saj. Ajo nuk ka asnjë përvojë para kamerave. Por një gjë është e qartë. Nuk kalkulon dhe nuk aktron.
“Pyetje të kontraktuara, përgjigje të zbrazëta.’ Kuazi intervista”,”Intervista skandaloze në RTVM”,”Jaeva u bë edhe një pikë e zezë dhe sulm i vërtet ndaj standardeve profesionale”, këto janë vetëm disa prej akuzave nga mediet pro qeveritare pas intervistës së parë të prokurores speciale publike, Katica Janeva në ditarin e RTVM-së.
Në adresën e saj u vendosën akuzat se “ nuk ka pasur kapacitet as t`i mësoje përmendsh pyetjet që vet i ka porositur që t`i parashtrohen nga RTVM-ja”.
Gjithsesi nuk afruan asnjë argument për thënien e fundit, por për këtë gjë qartas thanë se disa orator tjerë kanë arritur që me sukses të tregohen në TV në dritën më të mirë, përmes mësimit të përgjigjeve përmendsh, shkruan Dojçe Velle.
Po, Janeva kishte letra para vetes. Dhe nuk ishte rënd që nga kuadrot e tv-së që të shikohet se bëhet fjalë për Raportin e punës gjashtë mujore të PSP-së. Dhe duhet që ta ketë para vetes, nëse një pjesë e përgjigjeve duhet prezantuar numra, me të cilat sqarohet raporti, nga të dhënat e hetimeve ose personave të dëgjuara dhe deri te numrat financiar e kadrovik. Ato nuk duhet që t`i dihet përmendsh, pasi që janë kategori e ndryshueshme. Sa më shumë që rritet numri i hetimeve, aq ndryshojnë edhe ato.
Dhe më mirë që letrat t`i ketë para vetes sesa të improvizoje ose të shes suverenitet me sundimin me të dhënat, ashtu si bënte një ish kryeministër, i cili për shkak të krijimit të një perceptimi të tillë të rrejshëm përgjigjet vetëm te pyetjet e kontraktuara. Dhe për këtë arsye nuk ka letra para vetes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu