Disa lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike

Një pjesë e shfrytëzuesve të bulevardit “Hristijan Todorovski – Karposh”, nënrruga 2 nesër nga ora 8:15 e deri në orën 12 do të mbesin pa energji elektrike.

Nga ora 10 e deri në orën 11 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve  të rrugëve “Mile Pop Jordan” dhe “Jurij Gagarin” në komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 8 e deri në orën 13:30 një pjesë e konsumatorëve të bulevardit “Makedonska-kosovska brigada”, nën lagjen e Tophanës, nga rruga “376” dhe një pjesë e lagjes së Tophanës.

Nga ora 8:30 e deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Serdanot” në lagjen Draçevë, ndërsa nga ora 7:30 e deri në orën 14 shfrytëzuesit e fshatrave Creshevë dhe Smilkovc në komunën e Gazi Babës.

Nga ora 9 e deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Llaskarcë, komuna e Sarajit dhe banorët e rrugës “Radishanska” – në të majtë, një pjesë e Bell Kamen në rrugën “18” te servisi “Zajo” dhe rruga “Butelska” në komunën Butel.

Banorët e fshatit Bardovcë të Shkupit, nën rrugët 6, 8, 10, 12 dhe 14 do të jenë pa energji elektrike nga ora 9 e deri në orën 14. Nga ora 12 deri në orën 13:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Draçevë, rruga “Justiniani  i Parë” në komunën e Kisella Vodës.

Nga ora 8:30 e deri në orën 13:00 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Draçevë, rruga “Anton Dimitrov” numrat 139, 141, 143, 145, 147 dhe 151 në komunën e Kisella Vodës.

QRMK e qytetit të Shkupit informon se ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në elektrorrjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu