Ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska tashmë disa ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton InfoShqip.
Në kuadër të vizitës së saj zyrtare ajo dje ka kaluar ditën në Pentagon me një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
Gjatë vizitës së Pentagonit, mi istrja e mbrojtjes ka siguruar se Maqedonia është e përgaditur për tu bërë pjesë e Aleancës VeriAtlantike dhe se ka punuar shumë dhe do të vazhdojë të punojë në drejtim të realizimit të reformave. Ajo ka kërkuar që Maqedonia sa më shpejtë të jetë anëtare e barabartë, me qëllim që edhe Maqedonia të japë kontributin e saj në ruajtjen e paqes botërore./InfoShqip.com