Zendeli: Besa ende është në bisedime për Qeveri, asgjë s’është pëmbyllur

Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli  për InfoShqip theksoi se bisedimet për hyrje në qeveri ende po vazhdojnë dhe se ende nuk është asgjë përfundimtare për atë se kush do të hyjë e kush do të ngelet në opozitë.

Zendeli njofoi se njëra ndër kushtet e Kasamit është udhëheqja e një ministrie me resor.

Vazhdojnë bisedimet, kryetari i partisë ka pasur takim me kryeministrin. Janë marrë vesh që të vazhdohet edhe mëtutje me bisedime. Ka gatishmëri dhe vullnet për bashkëpunim nga të dyja anët. Janë diskutuar çështje të caktuara por pa ndonjë marrëveshje konkrete ose vendim konkret. Ka mbetur që Kryeministri të jetë më specifik në atë se çka do të jetë pjesë e rikonstruimit të Qeverisë, që të mundet edhe ne si Lëvizje Besa t’i dimë pozicionet tona se për cilat resore dhe ministri do të kishim mundur të hyjmë në bisedime dhe të marrim përgjrgjësi të caktuara.” theksoi për InfoShqip Fadil Zendeli/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu