Deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Ilija Dimovski akuzoi Kuvendin se të gjithë punëtorët e institucioneve tjera, që vijnë të takohen me deputetët e opozitës, qoftë Selën, Gashin, Antonio Milloshovskin apo Dimovskin, raportohen tek inctitucionet ku ata punojnë.
Siç sqaroi Dimovski, Në hyrje të Kuvendit merren të dhënat se kush kë do të takojë, dhe pastaj këto të dhëna dërgohen tek institucionet ku janë të punësuar personat që vizitojnë deputetët e opozitës, trnasmeton InfoShqip.
Mirëpo këtë akuzë të Dimovskit kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e quajti dezinformatë dhe të pavërtetë. Ai kërkoi nga Dimovski që në vend që të dezinformojë, nëse ka ndonjë dëshmi, të ngrisë procedurat adekuate dhe rastin ta paraqesë në institucionet përkatëse. Xhaferi sqaroi se Kuvendi është dhe mbetet i hapur për të gjithë qytetarët dhe se arsyeja e mbajtjes së shënimeve në hyrje të Kuvendit është për çështje sigurie dhe se është pjesë e protokolit të Kuvendit./InfoShqip.com