Falë “Samsung Pay” nuk do të kemi nevoj të bartim para apo kartela bankare

Telefoni modern është një pajisje mahnitëse. Një pajisje e vogel që hyn në xhepin tuaj me fuqin dhe funskionet e një komjuteri. Telefoni i mençur sot mund të bëjë detyrat dhe aktivitetet për të cilat dikur kërkohej kamer , pajisje për GPS, orë, orë me alarm, kalkulator por edhe televizion.

Por, risia e radhës ndoshta është hapi më i madh në sferën e vet dhe në të njejtën kohë më radikalja.  “Samsung pay” mund të eleminojë nevojën për të bartur para ose kartela bankare.

Rritja e ndikimit të telefonave të mençur-që nga dita ditës po shëndrrohen në pajisje të vërteta kompjuterike, për çdo aktivitet që realizojnë po kanë efekte mbreslënëse. Tregimi për programin e lartpërmendur është  vetëm një nga shumë programet në zhillim në botën e pagesave përmes telefonit celular.

Por pogrami nga Samsung nuk është i vetmi apo i pari i këtij lloji. Paraprakisht edhe kompani si Apple dhe Google kanë zhvilluar mënyra të pagesave përmes telefonave celular të njohura si Apple pay dhe Google Pay. Ajo që e bënë më të veçantë Samsung Pay nga konkurentët e tij është fusha e gjërë e veprimit te ketij programi. Samsung ka shkuar një hap më larg kur bëhet fjalë pagesa përmes telefonit celular.

Programe tjera janë gjithmonë në zhvillim dhe neve na mbetet me padurim të presim cili do të jetë hapi i radhës nga kompanitë e mëdha në këtë aspekt./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu