Duket si ndër problemet më të vogla , por me sa duket vjedhja e letrës higjienike është aq dukuri e shpeshtë sa që ka detyruar që në parkun Tempulli i Qiellit në Pekin autoritetet të instalojnë software për njohje të fytyrës në toalete, transmeton InfoShqip.
Për të marrë disa letra higjienike, vizitorët tani duhet të bëjë kontakt me sy me një kompjuter në mënyrë që mbajtësi i letrës higjienike të nxjerrë një sasi të caktuar të letrave.
Programi për njohje të fytyrës parandalon marrjen e letrave higjienike nga personi i njejtë. Nëse keni nevojë për më shumë letra, duhet të duroni ulur plot 9 minuta para se kjo makinë të jap letra për personin e njejtë.
Tempulli i Qiellit dhe park përreth tij janë destinacione të rregullta turistike. Banorët lokal gjithashtu shpesh vizitojnë këtë park, ku ka shumë aktivitete shoqërore dhe aktivitete për të kaluar kohën e lirë.
Vizitorët thonë se shënjestër më e madhe e këtij sistemi antivjedhjes janë personat më të moshuar, të cilët mbushin çantat e tyre me letra toaleti dhe i dërgojnë në shtëpi.
“Shumë prsona të vjetër vijnë këtu për të marrë letra toaleti pa pagesë. Ata sigurisht janë të lindur në vitet 1940 apo 1950” thekson një vizitor i parkut. “Në atë kohë njerëzit kanë qenë shumë të varfër. Ata disi ende kanë frikë nga të ngelurit të varfër. Këtu vijnë edhe puntorë emigrantë.
Edhe turistë të tjerë theksojnë se kjo masë sado që është e pakëndëshme, është e mirseardhur dhe e domosdoshme.
Shumë toalete publike në Kinë nuk ofrojnë letër higjienike, dhe vizitorët pritet të sjellin të tyren. Por për shkak të rritjes së numrit të turistëve vendas dhe ndërkombëtarë, vendi është në procesin e riorganizimin dhe është duke vendosur mijëra tualete publike që janë në përputhje me pritjet vizitorëve të huaj./InfoShqip.com