Serbia e humb betejën në Bruksel, përfaqësuesit kosovarë i mbrojnë simbolet e shtetit

Serbia vazhdon ta ‘sulmojë’ në çdo mundësi që i vije shtetin e Kosovës. Një gjë e tillë ka ndodhur së fundi me ankesën e Serbisë në Bashkimin Evropian që Kosova t’i largojë simbolet shtetërore me të cilat po paraqitet në manifestimin Dita e dyerve të hapura BE që po mbahet në Bruksel.
Serbia, sipas tanjugut, është ankuar në Departamentin për zgjerim të komitetit Evropian rajonal për prezantimin e Kosovës me simbole shtetërore dhe se ky komitetet ka vendosur në favor të Serbisë.
Megjithatë, përfaqësuesit kosovar kanë vendosur që mos t’i largojnë simbolet e shtetit tonë, transmeton lajmi.net.
“Në kundërshtim me vendimin e Departamentit për zgjerim të komitetit Evropian rajonal për heqjen e simboleve shtetërore të Kosovës nga festivalet e Evropës dhe manifestimeve tjera, përfaqësuesit kosovar në Ditën e dyerve të hapura Bashkimi Evropian në Bruksel sërish e kanë vendosur stemën e tyre”, shkruajnë mediat serbe.
Serbia sërish ka intervenuar në BE, mirëpo përfaqësuesit e Kosovës kanë qenë këmbëngulës që simbolet mos të largohen.
“Nuk e kemi ndërmend t’i largojmë apo t’i mbulojmë simbolet e shtetit tonë”, kanë thënë për tanjug në stendën e Kosovës.
“Edhe pse me vendim të Komitetit evropian rajonal, me kërkesë të Misionit të Serbisë pranë BE-së, panoja me simbolet e Republikës së Kosovës është hequr dje nga festivali ‘Jam krenar për rajonin tim dhe kulturën e tyre’, simbolet e Kosovës sot sërish janë vendosur në kuadër të manifestimit Dita e dyerve të hapura BE”, shkruan tanjug, transmeton lajmi.net.
Serbia sërish ka intervenuar, megjithatë vendimi i përfaqësuesve të Kosovës ka qenë i prerë se nuk do t’i largojnë simbolet e shtetit. Kjo është përforcuar edhe më shumë kur në stendën e Kosovës është paraqitur ambasadori i Kosovës në Belgjikë e që për Serbinë është “i ashtuquajturi ambasador”.
“Incident” i është referuar tanjug këmbënguljes së kosovarëve që mos t’i largojnë simbolet e tyre nga stenda, dhe po ashtu sipas tyre incident ka qenë edhe prezantimi i rajoneve nga Ballkani Perëndimor ku shtetit ynë është prezantuar ashtu siç duhet dhe siç është.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu