Në 24 orët e kaluara 13 aksidente, të lënduar lehtë 11 persona

Në rajonin e Shkupit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 13 aksidente, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 11 persona.
SPB – Shkup për MIA-n informon se ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të rënda trupore në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një çiklist.

Gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.

Janë sanksionuar 29 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni dhe pesë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Janë zënë edhe 11 persona të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të parregjistruar.

Me ndihmën e automjetit të specializuar, gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 100 automjuete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të trafikut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu