Marrëdhënia Rama-Cani ka qenë gjithnjë një temë që diskutohet pafund në media.
I ftuar në Xing, Cani është shprehur se me Ramën nuk është zënë kurrë sic është aluduar.
Gjatë bisedës Çani është shprehur se kryeministri është si kameleon duke pohuar se me këtë shprehje e cilëson si “njeri me disa fytyra”.
“Rama është kameleon, është i paparë, Rama të del këtu, pastaj papritur të del në këndvështrim tjetër dhe ti thua ‘Një sekond se unë njoh këtë Ramën këtu, pse më doli këtu’.
Është brilant, e ka dhunti, është kameleon, aktor i lindur. Po, njeri me disa fytyra, edhe unë jam njeri me disa fytyra”, u shpreh Çani. /albeu.com/