I vjetërsohet uniforma pa e përdorur kurrë, polici me diplomë por jo edhe me punë (VIDEO)

Uniforma që i mbeti për dy vite në sirtar, e përkujton në mundin dhe sakrificën që e bëri për ta kaluar trajnimin një vjeçar për tu bërë polic. Por këtë unifromë mund ta veshë në shtëpi vetëm sa sa për tu çmallur. Edhepse ka kryer kursin me sukses, vendin ia zuri dikush tjetër.

MPB hapi konkursin për 434 policë në vitin 2015, kurse personi në fjalë e kreu vitin e ardhshëm, në kohën kur ministri aktual, Oliver Spasovski, ishte ministër teknik. 400 nga 434 persona që e përfunduan trajnimin u punësuan, kurse këta 34 të tjerë disa muaj protestonin dhe endeshin nga Ministria e Financave deri tek ajo e Punëve të Brendshme. Atë kohë, Spasovski pohonte se problemin po e shkakton ministri i financave, i cili është i VMRO DPMNE-së, kurse premtoi se në momentin e parë kur partia e tij do të vijë në pushtet, të gjithë këta persona do të punësohen.
Tre nga 34 kandidatët e mbetur janë punësuar, por pa konkurs dhe pa shpallje publike, pohon njëri nga kandidatët. Ai thotë që rezultati i tij ka qenë më i mirë se i tre tanimë policëve që janë thirrur para tij.

“Prej 34, tre janë punësuar prej gjeneratës tonë që kanë ra. Janë thirrë pa konkurs dhe pa shpallje publike.”

Kanë filluar punën, në punë janë, ndërsa për neve, thonë se nuk kemi financa. Thonë do të prisni do të bëhet. Kanë kaluar 2 vjet e dy muaj që jemi në shpi, uniformën e kemi në shpi.

Njësoj si dy vite më parë kur ishte ministër teknik, edhe sot tha që sapo të sigurohen mjete, 34 kandidatët e mbetur do të thirren në punë.

“Do të thotë ashtu siç do të sigurohen mjete financiare ashtu do t’i thërrasim të gjithë, qëllimi im është që të gjithë ata të cilët kanë mbaruar trajnimin për policë të mund të bëhen pjesë e sistemit të sigurisë, pasi që kjo është mirë për Republikën e Maqedonisë”, tha Oliver Spasovski.

Ndërsa me të kryer trajnimin, kandidatëve të cilët kanë mbetur në shtëpi kanë marrë një vërtetim ku shkruan se “ Me sukses kanë kaluar trajnimin për policë”.
Sindikata e policisë para një muaji akuzoi ministrin e tanishëm Oliver Spasovskin se po punëson persona pa shpallur konkurs dhe se po punësohen persona me shkollë të mesme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu