Mbyllet shpella e Gadimes, probleme me elektricitet

Atraksioni turistik në Kosovë, Shpella e Gadimes, është mbyllur.

Të dielën, askush prej drejtuesve të saj nuk pranuan të tregojnë shkaqet për të cilat është mbyllur shpella, raporton Klankosova.

Ndërkaq, kryeshefi i Agjenisionit për Mbrojtjen e Mjedisit në kuadër të Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Ilir Morina, përmes telefonit deklaroi se në shpellë është paraqitur një defekt elektrik si pasojë e lagështisë, por që të hënën pritet të lëshohet në funksion sistemi i dritave.

Morina bëri me dije se shpella do të hapët për vizitorë të martën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu