Tiranë: Helmohen 7 studentë nga kafeja

Gjatë ditës së djeshme në stacionin policor të Bashkisë së Tiranës janë paraqitur 7 raste të cilat dyshohen se janë helmuar nga kafeja.

Shtatë studentë të mjekësisë në Universitetin e Tiranës, kanë raportuar në polici se dyshojnë se janë helmuar nga konsumimi i kafesë në një nga lokalet përrreth fakultetit.

Siç njoftojnë nga ministria e brendshme, ekipi policor ka dalë në vendngjarje dhe ka filluar hetimin e rastit.
Nga atje njoftojnë se po punohen në drejtim të zbardhjes së rastit, ndërsa sa i përket emrit të lokalit, thonë se nuk do të kumtojnë emër përderisa nuk posedojnë prova konkrete për akuzat ndaj të njejtës.

Ndryshe, helmimi dyshohet se ka ardhur si pasojë e kualitetit të keq të qumshtit i cili është përdorur për të bërë makiatot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu