BDI vetëm deklarativisht angazhohet për të bërë balancimin e njësisë zgjedhore numër 6 me njësitë tjera zgjedhore. Ditë më parë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski ishte kategorik se në njësinë zgjedhore numër 6 ka vetëm 2000 votues më shumë.
Kjo deklaratë në mënyrë indirekte nënkupton se VMRO-DPMNE në bashkëpunim me BDI-në janë kundër që njësia zgjedhore numër 6 të jetë e barabartë me njësitë tjera zgjedhore, që lë dyshimin se këta dy parti funksionojnë në mënyrë perfekte pa mbajtur llogari se sa deputet shqiptarë humben në njësinë zgjedhore numër 6, shkruan Zhurnal.
Ndryshe, informacionet e fundit flasin se në njësinë zgjedhore numër 6 ka 30 mijë votues më shumë se në njësitë tjera zgjedhore, që nënkupton se në këtë njësi zgjedhore ku dominojnë shqiptarët, partitë shqiptare humbin së paku 4 deputet.
Ndryshe, Në Maqedoni vazhdon diskriminimi ndaj shqiptarëve edhe gjatë procesit zgjedhor. Para zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 11 dhjetorit, institucionet në Maqedoni duhet të rregullojnë çështjen e njësisë zgjedhore numër 6, ku bëjnë pjesë, Tetova, Gostivari, Dibra dhe disa vendbanime të tjera shqiptare, që e tejkalon numrin e lejuar me ligj të votuesve. Kjo njësi ka mbi 30 mijë votues, më tepër se njëra nga gjashtë njësitë e tjera të vendit dhe kjo disbalancë shikohet si diskriminim i votës.
Mirpo diskriminimi është në njësinë 3 dhe 4 zgjedhore gara është etnike e pastër maqedonase. Atje partitë maqedonase i garantojnë 40 deputetë. Edhe sikur 55 për qind e popullsisë në Maqedoni të ishte shqiptare përsëri partitë maqedonase do të fitonin më shumë deputetë se sa partitë shqiptare shkruan Zhurnal Maqedoni. Në njësinë e 3 zgjedhore, maqedonasit mund të fitojnë një deputet me 3.000 vota, kurse në njësinë e 6 zgjedhore shqiptarët mezi me 8.000 fitojnë një deputet shkruan Zhurnal Maqedoni. Kodi zgjedhor është tepër i qartë, por nuk e respektojn partitë në pushtet Neni 4, pika 2 e kodit zgjedhore. (2) Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë zgjidhen 120 deputetë, sipas modelit proporcional, me ç’rast territori i Republikës së Maqedonisë ndahet në gjashtë njësi zgjedhore të përcaktuara me këtë kod, dhe në secilën zgjidhen nga 20 deputetë, ndërsa në njësitë zgjedhore numri i zgjedhësve mund të shmanget më së tepërmi prej minus 5% deri plus 5% në raport me numrin mesatar të zgjedhësve në njësinë zgjedhore.
Nga ana tjetër Lista zgjedhore momentale – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014 Njësia zgjedhore numër 1 numëron: 274 917 297.686 Njësia zgjedhore numër 2 numëron: 305 215 306.067 Njësia zgjedhore numër 3 numëron: 281 734 280.890 Njësia zgjedhore numër 4 numëron: 283 876 280.810 Njësia zgjedhore numër 5 numëron: 294 253 286.435 Njësia zgjedhore numër 6 numëron: 310 721 304.458 Mirëpo deri tani Kryesia qendrore e BDI-së ende nuk ka diskutuar për shkeljen e Kodit zgjedhor me numrin e lartë të votuesve në njësinë e gjashtë zgjedhore.
Kështu bëri të ditur deputeti Rafiz Aliti i cili personalisht nuk e sheh si zgjidhje kalimin e vendvotimeve të Dibrës në njësinë e pestë zgjedhore. Haliti kujton disbalancin e madh që krijohet me ndryshimin në numrin e votuesve mes njësive 3 dhe 4, të cilat kanë më pak votues, dhe njësisë gjashtë, e cila ka më shumë nga ajo që është e lejuar me ligj.
“Mendoj se nuk është problem njësia zgjedhore numër gjashtë dhe numër pesë që të merren votues prej njësisë zgjedhore numër gjashtë dhe t’i jepen njësisë zgjedhore numër pesë. Mendoj se duhet të bëhet balancimi i të gjithë njësive zgjedhore në Republikën e Maqedonisë. Nëse nuk ndodh kjo, mendoj se atëherë subjektet politike duhet të kenë qasje korrekte ndaj votuesve dhe Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore dhe me atë kuptohet, pesha e votës e çdo qytetari të jetë e njëjtë. Nëse hymë në zgjedhje me këtë jo-balancë që është mes njësive zgjedhore, ne nuk do të kemi zgjedhje të drejta dhe të besueshme”, deklaroi ditë më parë Rafiz Aliti, deputet i BDI-së.
Edhe PDSH-ja nga ana tjetër, nuk e sheh si zgjidhje kalimin e një numri të vogël të votuesve nga njësia e gjashtë në të pestën sepse sipas tyre, me këtë gjë do të mënjanohet vetëm shkelja ligjore por nuk zgjidhet problemi i vjetër i diskriminimit të votës së shqiptarëve. Një shqyrtim të problemit, ditë më parë premtoi edhe VMRO-DPMNE-ja por deri tani nuk ka iniciativë konkrete nga ana e tyre. Nga LSDM-ja janë të mendimit se iniciativa në Kuvend duhet të jetë e Ministrisë së Drejtësisë. “Presim që Ministria e Drejtësisë si institucion kompetent të dorëzojë në Kuvend propozim-ligj i cili më vonë do të votohet në Kuvend”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.