Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim gashi, premton se me ardhjen e kësaj partie në pushtet nuk do të ketë hakmarrje ndaj atyre që kanë votuar për partitë tjera.
“E kemi thënë disa herë, por kam nevojë ta përsëris sërish: me BESËN në pushtet asnjë shqiptar nuk largohet nga puna se ka qenë në një parti tjetër apo sepse ka votuar një parti tjetër”, thotë Gashi, shkruan Gazeta Lajm. Sipas tij, fitorja e BESËS do të sjellë ndryshime të mëdha për shqiptarët. “Përfundimisht, do ti japim fund hakmarrjes politike. ME BESË vjen NDRYSHIMI”, thekson Gashi.