“Nisur nga kjo, Departamenti i Ekonomisë i Lëvizjes BESA konstaton se mosavancimi i shqiptarëve nga Ministria e Ekonomisë dëshmon se partia shqiptare në pushtet është vetëm kukull në Qeveri dhe ajo implementon politika të VMRO-së dhe shefit të saj Nikolla Gruevski. Në gjithë këtë poshtërim vetëm një lajm është i mirë për administratorët shqiptarë – po afrohen zgjedhjet dhe administratorët shqiptarë përfundimisht do të kenë mundësi ta shpëtojnë veten prej këtij nënçmimi. Ne i sigurojmë administratorët shqiptarë se me ardhjen e Lëvizjes BESA në pushtet ata do të avancohen sipas meritave dhe do të gjejnë një krah të fuqishëm në luftën e brendshme institucionale”, – kështu mes tjerash kishte reaguar Departamenti i Ekonomisë sot përmes një komunikate për shtyp.
Ndërsa BDI i është kundërpërgjigjur menjëeherë kësaj në një deklaratë për Portalb, ku zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë, Naim Vranezi thotë se Inspektorati Shtetëror i Tregut, nuk është nën ombrellën e ministrisë dhe se nga 1 maji i vitit 2014 është nën Këshillin e inspektorateve.
“Nga 1 majit 2014 Inspektorati I tregut ka filluar të funksionon nën ombrellën e Këshillit të inspektorateve. E kanë gabim informacionin”, tha zëdhënësi Vranezi.
Ndërkohë, Drejtori i Deparetamentit të Ekonomisë në Lëvizjen BESA, eksperti Ali Maksuti, për të sqaruar rastin në fjalë ka shkruar: “Se kuadrot ‘profesionale’ të partisë në pushtet BDI janë “tapë” nga dehja për pushtet dhe as që e dinë se çfar bëhet edhe në Ministritë që ata udhëheqin tregojnë faktet po nga Ministria e Ekonomisë për ‘огласет’ që dalin në emër të po kësaj Ministrie. Hajt po themi se prej në Maj të vitit 2014 nuk janë në kompetencë te Ministrisë së Ekonomisë, po kjo Ministri edhe më parë ka qenë e udhëhequr nga kuadër i BDI-së, por edhe më parë ka funksionuar në të njëjtën mënyrë tërësisht diskriminuese ndaj shqiptarëve. Derisa funksionarët e BDI-së flasin ‘esull’ në flasim me fakte dhe argument”.
Më poshtë argumentet e ofruara nga Maksuti për kundëpërgjigje ndaj zëdhënësve partiak të BDI-së: