Një reagim i agjencionit të lajmeve Zhurnal, udhëheqësit e të cilës janë alarmuar pas një telefonate të një zyrtari të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim thuhet se ata janë kërcënuar se do t’ju ndërpriten të gjitha marrëveshjet juridike që ka ky medium me institucionet shtetërore të Maqedonisë. Në materialin me titull” Skandaloze: “Baba” i partisë në pushtet “NB”, mobilizon bashkepartiakët e tij kundër Zhurnal-it!?” kjo ndodh për shkak të kritikave të fundit që ky medium i ka adresuar ndaj kësaj partie.
“Para pak çastesh në një linjë telefonike mes udhëheqësit të Agjencisë “ Zhurnal” dhe një funksionari të lartë të BDI-së, dega Shkup është njoftuar udhëheqësia e këtij mediumi se për shkak të kritikave të fundit ndaj nënkryetarit të BDI-së “NB”, do ti ndërpriten të gjitha marrëveshjet juridike që ka Zhurnal me institucionet shtetërore të Maqedonisë. Kjo dëshmon qartë se sa është e cënuar liria e medias në Maqedoni dhe se kritikat ndaj funskionarëve shtetëror mund të përfundojnë me ndëshkime”, shkruan redaksia e Zhurnal.
Duke mos e cituar me emër por vetëm me inicialet “NB” nënkryetarin e BDI – së, Zhurnal pretendon se kjo është dëshmi për pronësimin e mediave.
“Ndryshe, nënkryetarit të BDI-së “NB” përmes këtyre obstrukcioneve ndaj Zhurnal-it, dëshmon qartë se është pardon apsolut edhe ndaj mediave, ku të gjithë mediat që mendojnë ndryshe sanskionohen financiarisht. Zhurnal ndaj këtyre “kërcënimeve” nuk do të hesht, dhe në misionin e vet për informim të drejtë dhe të paanshëm, por do t’i njoftoj me shkrim ambasadat e akredituara në Maqedoni,ambasadën e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe zyrën e BE-së në Shkup. Poashtu do ta njoftoj edhe zyrën e OSBE-së”, shkruan Zhurnal.
Liria e shprehjes në Maqedoni vazhdimisht është përkeqësuar sipas raporteve të ndryshme ndërkombëtare për matjen e lirisë së mediave. Një prej arsyeeve kryesore ishte fakti se financuesi më i madh mbetej qeveria, respektivisht partitë në pushtet. Përmes pagesave nga institucionet që këto parti udhëhiqnin, ato kontrollonin mendimin e lirë e shpeshherë mediat e afërta me pushtetin shndërroheshin në promotore të propagandës kundër kundërshtarëve politik të cilët liçoheshin publikisht./Sakte.net