Shpallet lista e kriminelëve në Zvicër. Lajm i mirë për shqiptarët

Zyra Federale e Statistikave në Zvicër, BFS, ka përpiluar listën e të dënuarve në Zvicër, renditur sipas kombësisë, në shtator 2016. Ky vendim erdhi pas shumë debateve, pro dhe kundra, por që në fund u bë realitet me insistimin edhe të mediave të vendit.
Lajm i mirë për shqiptarët pasi nuk janë në vendin e parë, qoftë për sa u përket dënimeve të përgjithshme, qoftë dënimeve për kokë banori. Më të rrezikshëm për kokë banori janë persona e huaj nga Afrika veriore dhe perëndimore si dhe Republika Domenikane. Për grupet, si zviceranët dhe të huajt me viza B dhe C, BFS sqaron se në 2014 për 1000 banorë më së shumti krime kanë kryer Afrika perëndimore,

Republika Domenikane, Afrika Veriore dhe Turqia me mbi 100 padi.

Për burrat në moshë 18 deri në 29 vjet, rreziku më i madh për të kryer krime dhe shkelje ligjore është për burrat nga Afrika perëndimore me 78 promila ose 78 të dënuar në 1000 banorë, ndjekur nga Republika Domenikane, 65 promila, Turqia me 19 promila. Personat nga ish Jugosllavia dhe

Shqiptarët në 2014 kanë kryer sëbashku 2060 shkelje ligjore, që është numri më i madh i krimeve se në çdo krahinë tjetër. Megjithatë kjo për kokë banori përkthehet në 9 promila që është shumë më e vogël se tre shtetet e lartëpërmendura. Më pas vijnë rumunët me 1800 krime të kryera vetëm në 2014. Këtu rezulton se rumunët janë kriminelët më të mëdhej në Zvicër pasi shtatë shtetet ish Jugosllave dhe Shqipëria sëbashku kanë kryer 2060 krime, ndërsa vetëm rumunët rreth 10 përqind më pak.

Zviceranët dhe austriakët për kokë banori kanë kryer 2.7 krime në 1000 banorë, ndërsa gjermanët janë më poshtë me 2.5 promila. Sipas studimit gjë për t’u gëzuar është se të huajt me vizë B dhe C kanë pësuar rënie të shkeljeve ligjore brenda dhjetë vjet për 40 përqind. Kjo tregon se ata janë drejt integrimit.B.S.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu