Neonatët kanë një aromë karakteristike që zhduket në harkun e gjashtë javëve. Përbërja e saj nuk është e njohur, por sipas ekspertëve do të jetë e formuar nga dhjetëra molekula, secila prej të cilave e pranishme në lëngun amniotik e në vernix, substancë e bardhë që mbron lëkurën e fetusit gjatë shtatzënisë.
Në fakt, megjithëse i vogli vjen e pastrohet e lahet menjëherë pas lindjes, këto substanca do të mbeteshin si gjurmë mbi lëkurën e tij e në masë më të madhe në flokë. Sipas një studimi të publikuar në revistën Frontiers in Psychology, aroma e neonatëve është shumë e fuqishme dhe ndez qarqet nervore të kënaqësisë, tamam siç bëjnë substancat droguese.
Kërkuesit e kanë verifikuar duke matur aktivitetin cerebral të 30 grave (15 mama të reja e 15 ende jo nëna) ndërkohë që u vinin erë aromës së nxjerrë nga pizhamet e neonatit. Aktivizimi i zonave të kënaqësisë u verifikua në të gjitha gratë, por ishte më intensive në gratë që s’kishin shumë që kishin lindur.