Marrëveshje për emër të ri, erga omnes, e cila nuk do të implementohet menjëherë, por në një afat brenda dy viteve.
Ndërkohë, paralelisht të zhvillohen edhe procedurat për anëtarësim në NATO dhe hapjen e negociatave edhe hapat për implementimin e marrëveshjes. Ky është skenari më i mundshëm që përflitet në mediat greke për marrëveshjen, e cila pritet t’i japë fund kontestit shumëdekadësh mes Shkupit dhe Athinës dhe të debllokojë integrimet euroatlantike të Maqedonisë.
Sipas gazetave greke “Ta Nea” dhe “Katimerini”, ky skenar po shqyrtohet edhe nga shefat e diplomacisë së dy vendeve dhe pritet të jetë temë diskutimi edhe në takimin mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. E përditshmja “Katimerini” parasheh skenar sipas të cilit Maqedonisë do t’i jepet dy vjet kohë për të miratuar Erga Omnes dhe ndryshimin e Kushtetutës.
KATIMERINI
“Në baza të këtij skenari, kur IRJM do t’i miratojë këta dy pika të parapara, shumë të rëndësishme për Athinën, atëherë me automatizëm vendi fqinjë do të anëtarësohet në NATO dhe do t’i fillojë bisedimet aderuese me BE (gjithsesi, nëse Brukseli dërgon ftesë adekuate)”
Sipas gazetës, për lëvizje drejt marrëveshjes, për Greqinë e patjetërsueshme është të përmbushet kushti që emri të jetë erga omnes.
KATIMERINI
“Sipas Athinës nuk duhet të ekzistojë asnjë dritare, madje as edhe në brendësi të IRJM-së, në të cilën vendi në mënyrë të izoluar do të përdorë termin Maqedoni. Gjithçka do të duhet të aludojë në emrin e ri, pa marë parasyshë nëse ai do të jetë ‘Maqedonia e epërme’ ose ndonjë tjetër”.
Me skenar të ngjashëm ka dalë edhe e përditshmja tjetër greke “Ta Nea” e cila parasheh arritje të marëveshjes tani dhe kompletim gradual për dy vite.
TA NEA
“Gjatë leximit të parë, elementi më i rëndësishëm i këtij versioni të marrëveshjes është paraqitja e qëllimit të fqinjëve të pranojnë për përdorim të përgjithshëm (erga omnes), emrin që do të dakordohet”
Përveç emrit Maqedonia e Epërme kjo gazetë në shkrimin e saj të fundit kthen në tryezë edhe emrin Maqedonia e Re. Sipas “Ta Nea”, Maqedonia për t’i bërë këto kompromise kërkon që të sigurohen rezultate të volitshme urgjente, gjeqësisht anëtarësim në NATO dhe hapje e negociatave me BE-në. Në këtë skenar thuhet se pasi të merr ftesë Maqedonia brenda një ose dy viteve do të implementonë Marrëveshjen dhe më pas, Greqia të ratifikojë në Parlament vendimin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO./SHENJA