Fondacioni “Firdeus” drejtuar nga Elvis Naçi ka nisur një projekt të ri në mbështetje të njerëzve ne nevojë. Projekti i ri është ambicioz pasi përveç mbështetjes ushqimore njerëzve në nevojë të fondacionit Firdeus por jo vetëm, tashmë u ofrohen edhe vizitat shëndetësore falas në qendrën më të re mjekësore që mban emrin e fondacionit. Elvis Naçi tha se Doktor Blerimi nga Gjermania kontribuoi për klinikën në fjalë.
Mjeku ka dhuruar disa aparate mjekësore mjaft të domosdoshme, që do të ndihmojë në ecurinë e punës së klinikës “Firdeus”. Gjatë një bisede brenda klinikës doktor Blerimi i tha Elvisit se e ka ndjekur emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe ka parë çdo histori që është trajtuar, së fundmi edhe historinë e Dianës nga Lezha e cila u operua nga skolioza në Zagreb të Kroacisë.
“Historia e Dianës më ka prekur personalisht, pasi vetë vuaj nga boshti kurrizor. Pas këtij rasti vendosëm kontakt, ku më thatë se kishit një plan për të hapur një klinikë në Tiranë të dedikuar për njerëzit e varfër, Për t’ua lehtësojmë disi dhimbjet” tha mjeku. “Besoj se këto aparatura do të jenë një ndihmë e madhe për të gjithë njerëzit në nevojë, për ata që nuk kanë mundësi ekonomike një vizitë një ekografi për zemrën. Kjo do t’i lehtësojë” u shpreh Naçi. Klinika “Firdeus” ka mirëpritur vizitorët e parë. Ata janë qytetarë, fëmijë e të moshuar, të cilët pasi konsultohen me mjekun specialist, kanë mundësi të kryejnë edhe ekzaminimet e nevojshme si dhe ekografitë përkatëse për shqetësimet shëndetësore që kanë.
Në studion e “Shqiptarët për shqiptarët” Elvis Naçi tha se qëllimi i kësaj përkujdesje shëndetësore, është për ti lehtësuar qytetarët më sa të mundemi dhe t’i kapim në kohë problemet shëndetësore për të mos u bërë të mëdha.
Video: