Besoj se Greqia dhe Maqedonia së shpejti do ta zgjidhin kontestin për emrin. E keni mbështetjen tonë edhe më shumë se në kohën e sundimit të BSP-së, deklaroi liderja e partisë opozitare bullgare BSP, Kornelija Ninova gjatë takimit me liderët majtistë dhe kryeministra nga BE-ja dhe Ballkani perëndimor, në margjina të Samitit në Sofje.
“Bullgaria hyri në BE, i njohim mirë poceset nëpër të cilat duhet të kalohet, kështu që jemi të gatshëm të ndihmojmë për gjithçka që nevojitet. Shpresojmë se edhe shteti i ardhshëm kryesuesedhe ai pas tij do ta konsideorjë si prioritet integrimin e rajonit, kështu që procesi, i cili filloi në Sofje të vazhdojë dhe të përfundojë me sukses”, thekspi Ninova.
Theksoi se BSP edhe pse është opozitë dhe shpesh ka konteste të ashpra me Qeverinë, megjithatë janë unikë në raport me kryesimin me BE-në.
“Integrimi i Ballkanit perëndimor është rrugë për zhvillim të Evropës, rrugë e stabilitetit, prë apqe në rajon, për prosperitet ekonomik dhe mirëqenie sociale. Gëzohem që Aleksis Copras, Zoran Zaev dhe Edi Rama janë tre kryeministra nga familja jonë politike dhe u dëshiroj sukses”, shtoi ajo.