Një aksident i rëndë me dhjetëra të plagosur është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Autobusi me targa Tr 5631 me 40 pasagjerë është aksidentuar rreth orës 05:00, teksa po kthehej nga Greqia.
Shoferi i mjetit Ilia Silos, 50 vjeç ka humbur kontrollin e autobusit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore dhe më pas është përmbysur.
Nga informacionet paraprake raportohet për rreth 28 persona të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku po marrin edhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështia në rrugë.