Një tregëti e çuditshme dhe jo e zakonshme është realizuar në Kumanovë të Maqedonisë.
Pasi që një djal i ri ka parë një shpallje në rrjetin social në facebook për shitjen e dy qenëve të sharrit, ka kontaktuar pronarin dhe i ka ofruar Iphone 8 si kompenzim për dy qenët e Sharrit, me ç’rast shitësi nga Tetova është pajtuar.
Blerësi i dy qenëve të Sharrit thotë se i ka pasion këtë racë të qenëve dhe se celulari i tij ishte e vetmja mënyrë në të cilën mund të blinte qenët.
Kjo tregëti e pazakontë nuk ka shpëtuar pa u përfolur gjithandej nëpër qytetin e Kumanovës.