Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi sot realizoi takim me përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA-së, Catherine Newcombe, Eric Treene dhe Dana Mulhauser, dhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së: Levi Smylie dhe Adrijan Ismaili, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë me rastin e realizimit të Konferencës për mbrojtjen e lirive fetare dhe parandalimin e diskriminimit dhe dhunës.
Ministri Xhaferi, siç thuhet në kumtesë, gjatë këtij takimi njoftoi për hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë në aspekt të inkriminimit të gjuhës,urrejtjes dhe diskriminimit në bazë të gjinisë, racës, besimit, religjionit.
Gjithashtu ka njoftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-ve, për grupin e punës i formuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë me përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Veç kësaj, Ministri Xhaferi i njoftoi përfaqësuesit e SHBA-ve se Ministria e Drejtësisë qëndron e hapur për çdo lloj bashkëpunimi dhe ndihme që vjen nga SHBA në drejtim të shkëmbimit të përvojës në këtë fushë dhe fushave tjera të jurisprudencës.