Një grua është gjetur e djegur në Kërçovë gjatë ditës së djeshme. Trupin e saj duke u djegur e ka vërejtur një kalimtar rasti, ndërsa menjëherë ka intervenuar njësiti i zjarrfikësve të Kërçovës.
Zjarri është shuar me aparat për shuarjen e zjarrit, ndërsa nga ana e mjekëve është konstatuar se gruaja ka humbur jetën.
Hetim në vendngjarje kanë kryer prokurorë publik dhe ekip i zyrës për punë kriminalistike të Kërçovës. Me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion.
“Po hetohet identiteti i personit dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, ka bërë të ditur zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.