Kryeprokurorja speciale Katica Janeva përmes një kumtese lëshuar mediave ka kërkuar falje deputetëve që ka lëshuar seancën e Komisionit për sistem politik për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësorë.
Më vjen keq që për shkak të gjendjes shëndetësore e lëshova seancën e komisionit dhe kërkoj falje nga gjithë deputetët që sot nuk kisha mundësi të jem pjesë e diskutimit deri në fund, thekson kështu kryeprokurorja speciale Janeva.
Nga PPS theksojnë se ndërkohë është kërkuar edhe ndihmë mjekësore dhe Janeva për momentin është nën mbikqyrje të mjekëve ndërsa seanca është shtyrë për nesër në ora 13, transmeton InfoShqip.com.