Përsëri REAL MADRIDI, shkruhet historia

Real Madrid ka fituar për herë të 13-të trofeun e Champions League pasi mposhti 3-1 Liverpool në finalen e luajtur në Kiev. Ky ishte suksesi i tretë radhazi në veprimtarinë më prestigjioze për klube, i katërti në pesë vitet e fundit. Rekord historik edhe për trajnerin Zinedine Zidane, që e fiton Champions për herë të tretë radhazi, si askush tjetër në të kaluarën.

Në një pjesë të parë krejtësisht të ekuilibruar episodi kyç i ndeshjes ndodhi kur u mbush gjysmë ore lojë. Sergio Ramos dëmtoi Mohamed Salah, duke nxjerrë shpatullën e egjiptianit, në një aksion ku nuk u dha as faull dhe do të diskutohet për një kohë të gjatë nëse spanjolli e bëri qëllimisht apo jo.

Salah shtrëngoi dhëmbët, por më kot, në minutën e 31-të ai u zëvendësua me Lallana dhe faktikisht rrezikon edhe praninë në Kupën e Botës 2018, pasi dëmtime të tilla duan deri në 6 javë kohë riaftësim.

Në minutën e pestë të pjesës së dytë, Real Madrid kaloi në avantazh, duke përfituar nga gabimi foshnjarak i portieri Karius. Ky i fundit e përplasi topin në këmbët e Karim Benzema, për habinë e të gjithëve. Ky ishte goli i parë i një francezi në Champions, që pas Zidane në vitin 2002

Gjithsesi, katër minuta më vonë, gjatë një goditje nga këndi, anglezët u përgjigjën me barazimin e shënuar nga Saido Mane.

Baraspesha zgjati deri në minutën e 64-t, kur erdhi “perla” e Gareth Bale. Pas krosimit të Marcelo, uellsiani, që kishte vetëm tre minuta në fushën e lojës, shënoi me roveshatë një gol të mrekullueshëm, ndoshta më të bukurin në historinë e finaleve të Champions League.

Nëntë minuta para fundit, një gafë tjetër qesharake nga Karius vulosi fatet e ndeshjes. Bale goditi nga rreth 30 metra dhe topi përfundoi në rrjetë, pasi duart prej “gjalpi” të portierit të Liverpool nuk mundën të ndalin topin. Një paraqitje skandaloze e tij


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu