Pas lëndimit që pësoi të mërkurën mbrëma ndaj Atletico Madridit, Lionel Messi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe vëmendjen e treguar.
Ylli argjentinas do të mungojë të paktën për tre javë për shkak të një tërheqjeje muskulore që pësoi në ndeshjen ndaj Atletico Madridit, ndeshje kjo që përfundoi 1:1.
Messi ka falënderuar të gjithë për mesazhet mbështetëse, në veçanti klubin gjerman Mönchengladbach, të cilët i uruan shërim sa më të shpejtë.
Ai do të mungojë në ndeshjen ndaj klubit gjerman të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.
“Shumë faleminderit për Borussia Mönchengladbachun për mesazhin e tyre mbështetës. Me të vërtet një gjest i mirë nga klubi.
Natyrisht, faleminderit të gjithëve për mbështetjen e tyre në këto momente. Tani është koha të pushoj për disa ditë dhe të rikthehem më i fortë”, ka shkruar ai në Facebook.