Peticion për “dënimin” e Ramosit

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, është cak i një peticioni që fton për “dënimin” e tij pasi e lëndoi Mohamed Salahun e Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i Realit nga një pjesë e fansave të futbollit njihet për ashpërsitë e tij brenda dhe jashtë fushës. Tani ai është bërë armiku kryesor i shumë tifozëve pasi në një përplasje lëndoi Salahun, në finalen që Reali e fitoi 3 me 1.

Tani një peticion në “Change.org” ka marrë më shumë se 180 mijë nënshkrime.

Aty kërkohet që UEFA dhe FIFA të marrin masa ndaj Ramosit. “Sergio Ramos qëllimshëm e mbajti krahun e Salahut, duke i shkaktuar dislokim. Jo vetëm që mungoi në atë ndeshje, por do të mungojë edhe në Botërorin 2018”, kanë shkruar ndër të tjera nismëtarët e peticionit.


1 Koment

  1. Sergio Ramos,kreu nje veprim kriminal me paramendim….menyra e terheqjes se krahut dhe ushtrimi i presionit ndaj trupit te M Salah,hyn ne veprimet e sporteve marciale dhe njesive policore ne veprimet ndaj keqeberseve qe i rezistojne arestimit.Duhet qe UEFA,te analizoje me kujdes te gjithe filmimin dhe te denoje ne menyren me te ashper kete lojtar qe nuk e ka per here te pare qe vepron ne kete menyre per te nxjere jashte loje kundershtaret e talentuar.Veprimi i tij ,beri qe loja e Liverpulit te binte dhe pas kesaj e morri veten Reali dhe shtoi presionin.Te pakten,arbtri te jepte te kuqen dhe nuk reagoi as me faull.Vetem keshtu realizohet shkaterimi i futbollit te bukur…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu