I akuzuari për tentim-vrasje ndaj Zijadin Selës Aleksandar Janevski-Toshta tha se gjatë gjithë kohës ai ka tentuar që ta mbrojë Zijadin Selën nga turma dhe se asnjëherë nuk ka dashur që ta ekspozojë atë në rrezik.
Madje Toshta tha se në goditjet e para, e kishte ndihmuar Selën të ngrihet por e kishte humbur pasi atë e kishin shtyrë dy persona me maska që ia kishin humbur baraspeshën dhe në ato momente ai nuk e kishte parë se si e kishte marrë Selën turma.
Toshta shpjegoi se ai fillimish kishte qenë lartë në galerinë e gazetarëve dhe më pas Vllatko Gjorçev e kishte thirrur poshtë që të ndihmojë në mbrojtjen e deputetëve./InfoShqip.com