Një ide për këtë thotë se qysh nga mosha katër muajsh duhet të vendosni ushqime të forta para tyre, t’ua jepni një lugë dhe t’i lini të ushqehen vet.
Në teori, kjo ndihmon që të porsalindurit të akomodohen me ushqimet normale të forta qysh nga fillimi, gjë që e bën më të lehtë tranzicionin e tyre nga qumështi në ushqim.
Por, kjo është diskutueshme – shumë prindër frikësohen se ushqimi mund t’ju mbetet në fyt bebeve dhe të shpijë në vdekje.
Megjithatë, sipas një studimi, nuk ka ndonjë dëshmi që tregon se kjo metodë është më e rrezikshme se të tjerat.
Hulumtuesit e Zelandës së Re kanë monitoruar një grup prej 206 të porsalindurve, ku gjysmën e tyre i kanë futur në programin e metodës në fjalë, përderisa të tjerët janë ushqyer me lugë nga prindërit e tyre.
Hulumtuesit i kishin anketuar prindërit herë pasa here dhe nuk kishin zbuluar ndonjë ndryshim në numër të ngecjeve në fyt mes dy grupeve të bebeve.
Por, për këtë hulumtuesit thonë se faj kanë prindërit që kanë ofruar ushqime të cilat mbesin në fyt. Këto ushqime janë arrat, perimet e forta, mollët, frutat, kokoshkat, salsiçet etj.